Greqi, shkatërrim dhe dhimbje nga zjarri që shkrumboi gjithçka

schedule13:05 - 25 Korrik, 2018

schedule 13:05 - 25 Korrik, 2018

Dëmet materiale të shkaktuara nga flakët e zjarrit të tmerrshëm në Greqi janë të pallogratishme. Tashmë zona e prekur i ngjan më shumë një qyteti fantazmë ku thuajse çdo gjë është e shkrumbuar.

Këto janë pamje shumë të trishtueshme që vijnë si pasojë e zjarrit që shkrumboi çdo gjë që i doli para. Kjo është qyteza e Matit në rajonin e Atikës në Greqi, ku tashmë nuk ka mbetur pothuajse asgjë.

Flakët përpinë të gjitha banesat, makinat dhe ata që nuk u larguan dot në kohë nga zona e ferrit. E gjithë pamja ka sjellë vetëm vuajtje dhe dëshpërim tek personat që humbën njerëzit më të afërt të tyre. Në një hotel turistik në qytezën e Matit, u gjetën 26 persona të vdekur, të gjithë të përqafuar me njëri-tjetrin.

Të afërm të shumtë kërkojnë në rrënojat e mbetura, me shpresën e vetme që të mos gjejnë eshtra, që t’u japë atyre mundësi të shpresojnë se mund të jenë gjallë. Ndërkohë, dëmet materiale janë të pallogaritshme. Mijëra shtëpi dhe makina janë shkrumbuar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!