“Diktatori në kryq” i Mira Meksit, romani më i mirë i 2019

schedule19:47 - 20 Dhjetor, 2020

schedule 19:47 - 20 Dhjetor, 2020

Nga Leontina Nika

Përmes një ceremonie të thjeshtë janë ndarë Çmimet Kombëtare të Letërsisë 2019 nga Qendra Kombëtare e librit, nën kujdesin e Ministrisë së Kulturës.

“Sot ndajmë çmimet letrare të Letërsisë 2019. Një vit ë do të ngelë në memoriet tona si një vit tragjedie që u mbyll nga një tërmet i tmerrshëm. Ka qenë një vit me prodhim letrar të pasur”, deklaroi Margariti.

Juria e kryesuar nga Natasha Lako ka shpallur si Romanin më i mirë për 2019, “Diktatori në kryq”, të Mira Meksit, me motivacionin “Për krijimin e vlerave dhe risive origjinale në prozën romanore shqipe”, ku ndërthuren mjeshtërisht motivet e një historie besimi në trajektoren e një epoke politike. Shkrimtarja nuk ishte e pranishme. Çmimi u tërhoq nga botuesit Bujar Hudhri.

Ndërsa çmimin përkthimi më i mirë iu dha Llambro Rucit. Vëllimi poetik iu dha Alisa Velajt dhe Përmbledhje me tregime më e mirë Romeo Çollakut. Me çmimin si Letërsia për fëmijë më e mirë 2019, iu dha Shkëlzen Zallit dhe çmimin Vepra studimore më e mirë, “Arbërishtja në rrjedhë të shekujve”, e autorit Matteo Mandala.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!