Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi i cili mori detyrën dy ditë më parë, ka vizituar paraditen e sotme familjen e Klodian Rashës, të riut që u vra nga polici Nevaldo Hajdaraj mëngjesin e 8 Dhjetorit.
Çuçi shoqërohej nga drejtori i SHÇBA-së Muhamet Rrumbullaku, zv. drejtori i Policisë së Shtetit Albert Dervishi si dhe drejtori për Krimet në Policinë e Shtetit Tonin Vocaj. Ministri nuk ka folur për mediat ndërsa familjarët e Rashës thanë se kjo ishte një vizitë ngushëllimi.
Vrasja e Klodian Rashës nga policia, solli protesta në vend si pasojë e të cilave dha dorëheqjen ish-ministri Sandër Lleshaj. Pas kthimit nga SHBA Rama njoftoi vendimin e tij dhe dy ditë më pas përcaktoi edhe emrin e Bledi Çuçit në këtë detyrë./mv.abcnews.al