Vrasja për derrat në Kuçovë/ Merret vendimi për autorin, 44-vjeçari i penduar para gjykatës

schedule10:53 - 20 Dhjetor, 2020

schedule 10:53 - 20 Dhjetor, 2020

Vangjel Polovina, 44-vjeçari që vrau bashkëfshatarin e tij Ajet Guneli me kallashnikov tre ditë më parë është lënë në burg nga Gjykata e Beratit,

Ai ka dalë sot para togave të zeza ku ka shprehur pendesë për krimin e kryer duke deklaruar se e ka ndërmarrë këtë akt në gjaknxehtësi e sipër. Polovina është shprehur se viktima i kishte bërë shumë kërcënime me jetë në debatet që kishin pasur më herët.

Gjyqtari Durim Hasa ka vendosur për masën e sigurisë “arrest me burg” pa afat ndaj Polivinës i cili tashmë akuzohet për veprën penale  “vrasje me paramendim”.

Mëngjesin e së enjtes ai vrau me 20 plumba kallashnikovi 41-vjeçarin Ajet Guneli në një lokal në fshatin Goraj në qytetin e Kuçovës. Konflikti mes tyre kishte nisur disa ditë para vrasjes,për shkak të një borxhi të pa shlyer për një objekt (stallë derrash), që autori i vrasjes ja kishte marrë me qira viktimës./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!