Sipas MeteoAlb: Alternime kthjellimesh dhe vranësira të herë pas hershme mbizotërojnë motin gjatë paradites. Por pasditja sjell shtim të vranësirave në Jugperëndim duke rrezikuar dhe ndonjë shi në sasi shumë të pakët.
Temperaturat e ajrit ulen lehtë në mëngjes por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1°C deri në 16°C. Era do fryjë e lehtë me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Lindor-Verilindor duke krijuar në det dallgëzim të ulët.
Kosova
Masat ajrore të qëndrueshme por të freskëta do të diktojnë mot të kthjellët dhe vranësira të lehta në territorin e Kosovës. Parashikohet që edhe mbrëmja të vijojë në të njëjtat kushte të motit.
Maqedonia e Veriut
Kthjellime dhe vranësira kalimtare dominojnë motin në MV, ku më të shpeshta vranësirat do jenë në zonat kufitare me territorin shqiptar. Por pasditja largon vranësirat nga gjithë MV.
Rajoni dhe Europa
Masat ajrore të paqëndrueshme do të VIJOJNE të sjellin reshje të dendura dëbore në Vendet Nordike dhe pjesërisht Europën Qendrore. Po ashtu reshje shiu do ketë Europa Veriperëndimore. ndërsa me kthjellime e vranësira kalimtare paraqitet Rajoni Jugor dhe Lindor i Europës./mv.abcnews.al