Bayer Leverkusen ishte shumë pranë, por në fund nuk ia doli të frenojë kampionët e Bayern Munchen në një ndeshje mjaft të luftuar nga të dy ekipet. Ishte skuadrave e “Aspirinave”, që shënoi e para me një “perlë” Patrick Schick në në minutën e 14.
Sulmuesi çek lëshoi një goditje fluturimthi pas krosimit nga këndi të Nadiem Amiri. Bayern pas golit të pësuar e rriti presionin në portën e Leverkusen dhe gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 43-të me më të mirin e vitit 2020, Robert Lewandowski.
Në pjesën e dytë të dy skuadrat ishin thuajse të barabarta, me Bayern që e tentoi më shumë portën, por pa shumë rrezik për Leverkusën. Në fund kampionët në fuqi e shtuan akoma më shumë presionin dhe Lewandowski tregoi edhe një herë pse u shpall lojtari i vitit nga FIFA.
Golat e BAYER LEVERKUSEN-BAYERN MUNCHEN
Polaku tundi sërish rrjetën në minutat shtesë të ndeshjes dhe i vetëm i dha triumfin skuadrës së tij pas një beteje kaq delikate. Me këtë triumf Bayern ruan kreun e renditjes, dy pikë më shumë se Leverkusen. /abcnews.al
Bundesliga, Java 13
Bayer Leverkusen-Bayern Munchen 1-2
Shënues: Lewandowski 43’, 90 +3’/ Schick 14’