Natyra e virgjër e lumit Kir, pushuesit eksplorojnë zonën

schedule13:43 - 24 Korrik, 2018

schedule 13:43 - 24 Korrik, 2018

Një nga vendet që po frekuentohet shumë gjatë verës sidomos nga qytetarët e Shkodrës është lumi Kir. Pushuesit e vlerësojnë lumin për ujin dhe zonën për natyrën dhe ajrin e pastër.

Vetëm 15 kilometra larg qytetit të Shkodrës përgjatë rrugës që lidh këtë qytet me Alpet shqiptare rrjedh lumi Kir. Një perlë e natyrës, e cila gjatë verës kthehet në një destiancion turistik. Më shumë frekuentohet nga vendasit.

Banorët kanë krijuar plazhet, të cilat ngjajnë me oaze. Pushuesit janë kryesisht ditorë.

“Është mali, dhe uji është shumë i mirë”.

“Bukur është”.

Nuk ka luks. Dëshira për të eksploruar këtë lum nga aventurierët nuk mungon.

“Është një vend i bukur, ku dalin foto bukur”.

“Ka pamje fantastike”.

“Më pëlqen uji”.

Disa prej tyre provojnë fatin edhe për ndonjë troftë të egër. Restorantet e zonës janë të thjeshtë dhe ofrojnë çmime të përballueshme për plazhistët. Pushuesit këtu vlerësojnë ajrin e pastër, ujin dhe natyrën e virgjër./abcnews.al