Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Durrsakët presin në shkallët e prefekturës për lekët e tërmetit, harrohet distanca

schedule19:37 - 18 Dhjetor, 2020

schedule 19:37 - 18 Dhjetor, 2020

Radhë dhe qytetarë që presin në shkallët e godinës. Është kjo pamja e orëve të darkës që sjell ABC përpara prefekturës së Durrësit.

Gazetari Leonidha Musaj raporton se janë qindra qytetarë të cilët presin prej orëve të mëngjesit për të aplikuar për pagesën e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i 26 Nëntorit të kaluar.



Në pamje duken qytetarë të moshave të ndryshme, kryesisht të moshuar që presin në radhë pa distancë fizike, e një pjesë e tyre edhe pa maska.

Rihapja e aplikimit u bë për shkak se një pjesë e qytetarëve nuk mundën të regjistronin emrat e tyre në dy thirrjet e para. Afati është një tjetër shkak që ka shkaktuar radhë duke qenë se aplikimi do të jetë i hapur nga 24 deri në 48 orë./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!