Ja pse duhet të pini ujë sapo të zgjoheni në mëngjes!

schedule19:41 - 18 Dhjetor, 2020

schedule 19:41 - 18 Dhjetor, 2020

Pirja e ujit menjëherë pas zgjimit me stomak bosh është një ritual i njohur në Japoni. Pirja e ujit në mëngjes mund të ndikojë pozitivisht në të gjitha proceset në trup. Studimet tregojnë se kjo praktikë ka përfitime shëndetësore dhe mund të parandalojë trupin nga sëmundje të shumta. Përmirëson funksionimin e traktit gastrointestinal, përmirëson gjendjen e lëkurës dhe ndihmon në mbajtjen e ekuilibrit të sistemit nervor. Për më tepër, shkencëtarët kanë konfirmuar se pirja e ujit në mëngjes mund të trajtojë edhe astmën, çrregullimet menstruale, dhimbjet e kokës, kolesterolin e lartë, dhimbjet e trupit, problemet e zemrës, kapsllëkun, rrahjet e përshpejtuara të zemrës, epilepsinë, diabetin, bronkitin dhe një numër sëmundjesh të tjera serioze.

Si duhet të veproni?

Pini 4 gota ujë (200 ml) menjëherë pasi të zgjoheni në mëngjes. Sigurohuni që të mos pini asgjë për 45 minutat e ardhshme. Menjëherë pas një hapësire prej 45 minutash, ju mund të pini dhe hani çfarë të doni. Vini re, është e rëndësishme të mos pini për 2 orët e ardhshme pasi të keni ngrënë. Sigurisht, mund të duket shumë e vështirë të ndryshoni zakonet tuaja brenda një dite, përpiquni të mësoheni me terapinë e ujit gradualisht. Mos e neglizhoni këtë zakon të mirë, ai do të rrisë energjitë tuaja dhe do të përmirësojë shëndetin tuaj të përgjithshëm./e.b-abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!