Por kundrejt këtyre qëndrimeve ka reaguar Kryeministri Rama.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Rama i kujton kundërshtarit të tij politik se Vettingu po vepron në pavarësi të plotë e monitorim ndërkombëtar.
“Fletërrufetë kundër Vettingut,– shkruan Rama,- janë dëshpërimi i atyre që e mbushën me llum Pallatin e Drejtësisë! Loja mbaroi”.
Gjithashtu, Rama shpreh bindjen se “gjykatat e sipërme do pastrohen deri në fund e do ringrihen për ta bërë më në fund drejtësinë Drejtësi”./abcnews.al



