Mesazhe dashurie ndaj Juves, Dybala: Kam dy ëndrra për të realizuar

schedule08:54 - 18 Dhjetor, 2020

schedule 08:54 - 18 Dhjetor, 2020

Paulo Dybala dhe Juventusi janë afër rinovimit të kontratës. Bisedimet vazhdojnë prej kohësh dhe argjentinasin pritet ta shohim edhe shumë vite me fanellën bardhezi mbi supe.

Në prononcimin e fundit, 27-vjeçari latin lëshon mesazhe dashurie për kampionët e Italisë dhe zbulon dy ëndrrat e tij të mëdha.

Kam kaluar shumë momente të bukura këtu dhe kemi fituar shumë trofe. S’e harroj kur erdha te Juventusi, ishte një emocion unik, e njëjta gjë edhe kur vesha fanellën bardhezi për herë të parë.

Shpresoj që këto emocione të shtohen dhe të jenë të shumtë edhe në vijim, duke filluar prej finales së Superkupës që do të luajmë ndaj Napolit në janar.

Ëndrrat e mia? Dy ëndrra kam, edhe pse aspak të lehta. Dua të fitoj Champions League, sigurisht me Juventusin. Më pas dua të fitoj Botërorin me Argjentinën.

Numri 10? Një fanellë që peshon, përgjegjësia është e madhe, por jam krenar që e mbaj veshur. Gjithsesi, më e rëndësishme është stema e Juventusit“, deklaron argjentinasi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!