Parashikimi i motit, dita nis e kthjellët por me vranësira të herëpashershme

schedule07:09 - 18 Dhjetor, 2020

schedule 07:09 - 18 Dhjetor, 2020

Sipas MeteoAlb masat ajrore me origjinë verilindore kanë diktuar mot të kthjellët por të freskët në vendin tonë.

Parashikohet që edhe pasditja të vijojë në të njëjtat kushte atmosferike përjashtuar zonat malore ku herë pas-here do ketë kalime vranësirash.

Temperaturat e ajrit ulen lehtë në mëngjes por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2°C në 15°C.

Era do fryjë e lehtë me shpejtësi deri 30 km/h nga drejtimi Verior duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë.

Kosova

Vijon ndikimi i masave ajrore të kthjellëta por të ftohta mbi territorin e Kosovës.

Këto kushte atmosferike mbizotërojnë gjatë gjithë ditës edhe pse mbrëmja sjellë kalime vranësirash.

Maqedonia e Veriut

MV mbetet me kthjellime deri në mesditë kur vranësira kalimtare shfaqen në zonat perëndimore të saj dhe gradualisht përfshijnë gjithë territorin.

Rajoni dhe Evropa

Temperatura të ulëta dhe reshje të dendura dëbore do ketë lindja dhe veriu i Evropës. Po ashtu reshjet e shiut dominojnë në Evropën perëndimore.

Ndërsa kthjellime dhe vranësira kalimtare dominojnë Rajonin e Mesdheut./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!