Ledri Vula ka shprehur falenderimet për urimet e shumta që ka marrë së bashku me partneren e tij, Sara Hoxhën pas ardhjes në jetë të Poem Blu. Përmes një postimi në Instastory, reperi shprehet mirënjohës për fjalët e ëmbla që kanë marrë këto ditë pasi mirëpritën frytin e tyre të dashurisë.
“Gëzimin për ardhjen në jetë të POEM BLU e keni ndarë edhe ju të gjithë me mua me mesazhet dhe uratat si në Instagram ashtu dhe përmes mënyrave të tjera. Ju falenderoj nga zemra për të gjitha fjalët e ngrohta që i keni shkruar, për çdo mendim të bukur që e keni thurur, për çdo ndjenjë që na keni dhuruar mua dhe Sarës këto ditë. Ju duam shumë unë, Sara dhe POEM BLU.”, ka shkruar reperi.
Një ditë më parë, reperi ndau dhe imazhin e parë të së voglës së tyre, e cila shtrëngonte gishtin e tij. Gjithashtu, Sara reagoi duke publikuar dy imazhe, momente para dhe pas ardhjes së Poem Blu në jetë. Ajo e cilësoi këtë si sfidën më të vështirë, për të marrë më pas dhuratën më të bukur të jetës. /abcnews.al