Vjosa Osmani: Gjyshi vdiq nga serbët, xhaxhai u varros për së gjalli nga regjimi i Enver Hoxhës

schedule13:27 - 17 Dhjetor, 2020

schedule 13:27 - 17 Dhjetor, 2020

Nga foltorja e Kuvendit, teksa ndodhet në një vizitë zyrtare në Tiranë, kryeparlamentarja dhe presidentja në detyrës e Koosvës, Vjosa Osmani ka rrëfyer historinë e trishtë të familjes së saj.

Osmani tregoi se si xhaxhai i nënës së saj është varrosur për së gjalli nga regjimi i Enver Hoxhës, ndërsa gjyqi i vdiq nga torturat e serbëve.

LEXO EDHE: Osmani në Kuvend: Kosova nuk ka nevojë për tra të vendosur nga Shqipëria

“Përgjatë historisë sonë shumë familje janë ndarë në mes të Kosovës dhe Shqipërisë. Të tillë e kishte fatin edhe familja ime. Përderisa gjyshi im, babai i nënës sime kishte përjetuar tortura të tmerrshme në burgjet e regjimit serb e në fund edhe kishte vdekur nga ato tortura, në anën tjetër xhaxhai i nënës, pra vëllai tjetër Sylejman Vuçitërna kryetar i Akademisë Ushtarake në Shqipëri kishte mbetur këtu në Shqipëri por u varros për së gjalli nga regjimi i Enver Hoxhës. Kjo histori e dhimbshme e ndarjes së familjes në të dy anët e kufirit është histori e qindra familjeve shqiptare e mijëra familjeve shqiptare”, ka thënë Osmani. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!