Macron infektohet me Covid-19

schedule12:43 - 17 Dhjetor, 2020

schedule 12:43 - 17 Dhjetor, 2020

Presidenti francez Emanuel Macron ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Lajmi është publikuar fillimisht nga mediat franceze. Ai do të qëndrojë në izolim për shtatë ditë, sipas rregullave kombëtare të karantinës për të infektuarit. Macron do të vazhdojë punën në distancë. Muaj më parë bashkëshortja e tij kishte qenë në kontakt me një person që rezultoi pozitiv.

Në fillim të kësaj jave, ekipi i tij konfirmoi për të përditshmen franceze Lë Figaro se presidenti i nënshtrohej disa herë tamponit që nga fillimi i pandemisë dhe nuk kishte rezultuar pozitiv asnjëherë.

Lajmi për infektimin e tij vjen pak orë pas deklaratës së kryeministrit Kasteks për sa i përket fushatës së vaksinimit që pritet të fillojë në Francë në fund të këtij muaji, nëse nuk do të ketë komplikacione.

Franca ishte një nga vendet më të goditura nga vala e dytë e pandemisë. Pas një muaji që vendi qëndroi i mbyllur, shifrat për rastet e reja pësuan rënie, por gjithsesi numri total i të infektuarve mbetet i lartë. Vetëm në 24 orët e fundit u shënuan mbi 11 mijë raste të reja duke e çuar numrin total në 2.4 milion, shifra e pestë më e lartë në botë. Ndërsa viktimat janë 790 duke e çuar totalin në rreth 59 mijë që nga fillimi i pandemisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!