Një shqiptar në Formula 2, Lirim Zendeli jep lajmin e madh

schedule18:27 - 16 Dhjetor, 2020

schedule 18:27 - 16 Dhjetor, 2020

Lirim Zendeli shton shpresat e shqiptarëve për të parë një bashkatdhetar të tyre në kampionatin botëror të Formula 1. 21-vjeçari gjatë sezonit të shkuar ishte pjesë e Formula 3 me Charouz Racing System.

 

Në kampionatin, që sapo u mbyll talenti u rendit në vendin e 8 në kuotën e 104 pikëve, teksa arriti të fitojë edhe një prej garave të këtij sezoni. Paraqitja e mirë e Zendelit i ka siguruar atij një hap të madh në karrierë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Lirim Zendeli (@lirim.zendeli)

Nga sezoni i ardhshëm, Lirimi do të jetë pjesë e Formula 2, duke qenë vetëm një kategori më poshtë se elita e garave dhe shtuar shpresat e tij për të garuar me një njëvendëshe të Formula 1.

Lajmin e madh e bën të ditur vetë talenti shqiptar, që nuk e fsheh gëzimin e tij ndër rreshta. Ai do të jetë pjesë e skuderisë MP Motorsport.

Sot shënon një ditë shumë shumë e veçantë për mua… Më në fund mund t’ju them se unë do të pilotoj për MP Motorsport për vitin tim të parë në Formula 2. Jam shumë falënderues dhe 100% gati të vazhdojë me paraqitjen e fortë që tregova në vitin 2020”, shkruan Zendeli në Instagram. /abcnews.al