“Zbritja e avionëve shumë e vështirë”! Balluku: Në prill gati aeroporti i Kukësit

schedule12:40 - 16 Dhjetor, 2020

schedule 12:40 - 16 Dhjetor, 2020

Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku ishte sot në Kukës në kantierin e aeroportit, ku theksoi se punimet po ecin me ritme të larta, në mënyrë që kjo vepër të jetë plotësisht në funksion në afatin e premtuar.

Por kur? Ministrja dha një afat. Muaji prill. “Po punohet me ritme të shpejta për ta dorëzuar para prillit këtë pistë, komplet të përfunduar” tha ajo.

Tani, tha ministrja duhet të nisë puna për certifikimin.“Po punohet paralelisht në disa drejtime, zgjatjen dhe zgjerimin e pistës, ndërtimin e terminalit, si dhe ngritjen e godinave të tjera të cilat janë të nevojshme për funksionimin e këtij aeroporti. Tani duhet të nisim punën për certifikimin” tha ai.

Njëri nga inxhinierët shpjegoi se “Në pistë janë shtuar 300 metra, që të bëhet e kategorisë 3, që të zbresin avionët, se ky është nja aeroport sfidues, sepse bazuar në terrenin e Kukësit zbritja është shumë shumë e vështirë prandaj na u desh ta zgjasnim pistën me 300 metra” tha ai.

Në 25 prill do të zhvillohen zgjedhjet parlamentare./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!