Manchester United nuk mendon vetëm për futbollin. Klubi anglez është bërë bashkë me fondacionin “FareShare” dhe do të sigurojnë plot 80.000 vakte për fëmijët në nevojë për Krishtlindje.
Gjithashtu, yjet e United kanë premtuar se do të dhurojnë plot 250.000 paund për të mbështetur komunitetin lokal, “Santa Helpers Red”. FareShare ka dhuruar deri më tani 33 tonë ushqim për këtë fushatë, e cila do të shndërrohet në 80.000 vakte në kuzhinat e “Old Trafford” dhe më pas do t’iu dhurohen fëmijëve.
Duhet theksuar se një nga themeluesit kryesor të këtij fondacioni është pikërisht Marcus Rashford. Sulmuesi i United është përfshirë shumë në këtë kauzë dhe ka vendosur të sigurojë gati 70 ton ushqim brenda kësaj jave. Më pas të gjitha këto vakte do të shpërndahen në qendra komunitare, bankat e ushqimit si dhe për të pastrehët. /abcnews.al