Kryeministri Edi Rama, ka vizuar ditën e sotme familjarët në Farkë, duke parë vijimësinë e punimeve për banesat që u dëmtuan nga tërmeti.
Gjatë bashkëbisedimit me familjarët për gjendjen në të cilën ndodhen, Rama e ka quajtur qenin e një familjeje në Farkë, “analist”, duke u shprehur:
Rama: Si jeni? Mirë se ju gjetëm… Çfarë ke mor çfarë ke (i drejtohet qenit)? E paskeni një analist në shtëpi, ju jep komentet e ditës…
Kryefamiljari: Na lë edhe natën pa gjumë…
Rama: Edhe natën pa gjumë ë? Çe pyet mo çe pyet…
Duke i dorëzuar edhe çelësat e banesës së re, Rama shprehet se tashmë vështirësia më e madhe kaloi dhe se do të vijojë puna edhe për banesat e tjera.
Rama: Më e keqja tani kaloi.
Kryefamiljari: Kam lindur për herë të dytë.
Rama: Nuk e besoje apo jo!
/abcnews.al/