Operohet veterani Andres Iniesta, do qëndrojë 4 muaj jashtë fushave

schedule09:38 - 16 Dhjetor, 2020

schedule 09:38 - 16 Dhjetor, 2020

Andres Iniesta është operuar, për shkak të një problemi në kofshë. Një tendinë e këputur ishte problemi i mesfushorit spanjoll, që ka bërë ndërhyrjen kirurgjikale dhe do të qëndrojë katër muaj jashtë fushave të blerta.

36-vjeçari do të humbasë fazën përgatitore dhe muajin e parë në nisje të kampionatit. Japonezët e Vissel Kobe shpresojnë që gjithçka të shkojë sipas planit dhe Iniesta të kthehet në fushën e blertë sa më shpejt.

Spanjolli u dëmtua në ndeshjen e Asian Champions League, kundër Suwon Samsung. Mesfushori numëron më shumë se 60 ndeshje në kampionatin japonez dhe ka shënuar 13 gola. /abcnews.al