Lehtësi për turistët kosovarë në kufi

schedule14:52 - 21 Korrik, 2018

schedule 14:52 - 21 Korrik, 2018

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, priti në një vizitë zyrtare homologun e tij kosovar, Bejtush Gashi, gjatë së cilës nënshkuarn një protokoll bashkëpunimi për sezonin turistik veror.

Protokolli ka qëllim intensifikimin e mëtejshëm të marrëdhënieve për të forcuar bashkëpunimin midis policive të dy vendeve, nëpërmjet planifikimit dhe zbatimit të masave të përbashkëta në fushën e kontrollit kufitar.

Sipas protokollit, punonjësi i policisë shqiptare kryen regjistrimin në dalje të territorit të Republikës së Shqipërisë dhe punonjësi i policisë kosovare kryen regjistrimin në hyrje të territorit të Republikës së Kosovës. Gjatë zbatimit të këtyre procedurave të kontrollit të përbashkët, do të mbahet lista e përpunimit të automjeteve me procedurë të lehtësuar.

Në fjalën e tij për mediat, ministri Xhafaj nënvizoi shqetësimin e homologut të tij për rastet, kur drejtuesve të mjeteve kosovarë u bllokohen patentat dhe procedurës së gjatë dhe burokracive për kthimin e tyre.

“I bëra me dije faktin se është propozuar nga deputetët e Kuvendit, nga deputeti Ndreu, një amendim i Kodit Rrugor që do ta lehtësonte së tepërmi”, tha Xhafaj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!