Pretendon se është djali i Maradonës: Diego e dinte, do kërkoj zhvarrosjen e trupit

schedule09:59 - 15 Dhjetor, 2020

schedule 09:59 - 15 Dhjetor, 2020

“Unë thjesht dua të di kush jam. Nuk kam pretendime financiare. Deri në ditët e fundit para vdekjes së saj, kur iu desh të hiqte aparatin mjekësor për të folur, nëna ime i tha një grupi avokatësh se isha djali i Diegos. Ata janë njohur kur ajo punonte si modele dhe kanë shumë miq të përbashkët”.

Kjo është deklarata e Santiago Lara, i lindur në vitin 2001, i cili pretendon se është djali i Maradonës dhe për këtë ka kërkuar prej vitesh krahasimin e ADN-së së tij me atë të Diegos. Mamaja e tij, Natalia Garat, e kishte takuar ish-yllin e Napoli e Barcelonës kur ishte 19 vjeçe.

Katër vite më vonë ajo ndërroi jetë, por pak para kësaj ajo kishte rrëfyer se Maradona është babai i Santiagos. Tani ai rikthehet të flasë sërish dhe në prononcimin e dhënë për “Non è la D’Urso”, dhe fillimisht ka deklaruar: “Jam gati të kërkoj zhvarrosjen e trupit të Maradonës”.

Santiago Lara nuk ndalet me kaq: “Mendoj se Diego e dinte se ishte babai im. Kur isha i vogël, nëna ime më çoi në shtëpinë e tij për të më prezantuar. E di që është e vështirë të provohet kjo, por kështu ka ndodhur.

Jam i vendosur t’i shkoj deri në fund kësaj historie, pasi që kur më prezantoi nëna me të në moshën 3-vjeçare, e di që jam djali i tij. Jam i vendosur që trupi i Diegos t’i nënshtrohet testit të ADNS-së. Që nga viti 2004 kemi nisur procesin e njohjes.

Dua të luftoj për identitetin tim. Unë nuk do të kërkoja që trupi i tij të zhvarroset, por nëse kjo do të ishte e vetmja mënyrë për të provuar se Diego Armando Maradona është babai im, atëherë në fund do të detyrohesha ta bëja këtë”. /abcnews.al