Erling Haaland është shpallur fituesi i “Golden Boy 2020”, çmim i dhënë nga Tuttosport. Bomberi i Dortmund është kthyer në një “gjahtar” goli. Potencë fizike, shpejtësi dhe cinizim i frikshëm përpara portës kundërshtare.
Verdhezinjtë kanë në duar një sulmues fenomenal, teksa 20-vjeçari ka folur rreth zërave që e lidhnin me një kalim te kampionët e Italisë në janar. Juventusi ishte në garë për Haaland, por Dortmundi veproi më shpejt dhe e transferoi në “Signal Iduna Park”.
“A kam qenë afër Juventusit? Kështu flitet, por unë nuk e kam thënë kurrë një gjë të tillë. Jam pjesë e Dortmund prej një viti, ndihem mirë këtu ku jam dhe jam i lumtur.
Raiola? Mino më ka ndihmuar jashtë mase shumë. Ai është menaxheri më i mirë në botë dhe dua të vazhdoj të rritem përkrah tij“, deklaron Erling Haaland. /abcnews.al