Adriatik Llallën “e ndihmon” Ina Rama

schedule22:30 - 27 Tetor, 2017

schedule 22:30 - 27 Tetor, 2017

Kryeprokurori Adriatik Llalla pretendon qëndrimin në detyrë dhe për dy vite të tjera. Duke qenë se Kushtetuta e re parashikon një mandat 7 vjeçar, Llalla, mbështetur dhe në precedentin e paraardhëses së tij në këtë detyrë, synon të qëndrojë kryeprokuror dhe dy vite, nëse kalon sitën e Vetingut.
Të gjithë ata që mendojnë se Adriatik Llalla ikën në dhjetor, diçka e rëndësishme u del në shteg pritshmërive të tyre.
Të paktën, për sa varet nga kryeprokurori, ai ka ndërmend të qëndrojë në detyrë edhe dy vite tjera.
Me ndryshimet e reja kushtetuese Prokurori i Përgjithshëm dhe pse jo aq i fuqishëm sa më parë, ka një mandat 7-vjeçar.
E meqë në drejtësi jemi mësuar të lexojmë jo vetëm ligjin, por dhe precedentët, duket se tek këta të fundit kërkon të mbështetet.
Burime pranë pranë Prokurorisë së Pergjithshme thanë se edhe pse shefi i akuzës po mbyll mandatin 5-vjeçar që parashikonte më herët Kushtetuta, ai do respektojë Kushtetutën e re që përcakton 7 vite mandat.
Argument i tyre është Ina Rama. Kur u zgjodh kryeprokurore Kushtetuta e linte pa afat në detyrë.
Por kur u përcaktua nga mazhorana Berisha një mandat 5-vjeçar ajo u largua sapo i mbushi të 5 vitet.
Për rrjedhojë thonë bruimet pranë prokurorisë edhe pse 5 vitet e Llallës përfundojnë në dhjetor, ai pretendon se i takojnë dhe dy vite të tjera sipas Kushtetutës së re.
Mazhoranca pret që ai të largohet pas dy muajsh dhe se detyrat e tij sipas ligjit, i kryen prokurori me i vjetër ne Prokurorinë e Përgjithshme, deri në zgjedhjen e të riut nga Këshilli i Lartë i Prokuorisë, organ që ende nuk është ngritur.
Në draftin fillestar të Kushtetutës të mbështetur nga mazhoranca parashikohej ndërprerja e mandatit të kryeprokuorit, por Komisioni i Venecias udhëzoi ndryshe në opinionin e tij.

Ky lexim i ndryshëm i Kushtetutës pritet të sjellë një përplasje të re mes Prokurorit te Përgjithshëm dhe Mazhorancës.

Ndërkohë që para disa muajsh u shënuan dhe replika mes tij dhe ambasadorit amerikan.

Sidoqoftë,  kreu i akuzës për të qëndrurar në detyrë 5 apo 7 vjet, së pari i duhet të kalojë Vetingun. Në Kushetetutë thuhet se moskalimi me sukses i procesit të rivlerësimit përbën shkak për mbarimin e menjëhershëm të ushtrimit të detyrës, krahas shkaqeve të parashikuara në Kushtetutë. Dhe prikurori i përgjitshëm është i pari që kalon në sitën e Vetingut.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!