Një tjetër person pretendon që është fëmija biologjik i Diego Armando Maradonës. Legjenda e futbollit botëror, humbi jetën më datë 25 nëntor.
“El Diez” ka 5 fëmijë, teksa 6 të tjerë pretendojnë se ai është babai i tyre. Listës i është shtuar edhe një 25-vjeçare, e quajtur Magali Gil.
Vajza me origjinë italiane, me anë të një video të postuar në rrjetet sociale, pretendon se është vajza e ish-futbollistit të madh latin.
“Dua të bëj provën e ADN-së, është një e drejtë që më takon. Dua të di nëse Diego Maradona është babai im biologjik“, kërkon me insistim Magali Gil. /abcnews.al