Duele spektakolare në Champions League, njihuni me datat e 8 përballjeve

schedule16:56 - 14 Dhjetor, 2020

schedule 16:56 - 14 Dhjetor, 2020

Sot është hedhur shorti i dueleve të raundit të 1/8 në Champions League. Përballje interesante, të forta dhe spektakolare. Kampionët në fuqi të Bayern Munchen do të ndeshen me Lazion, teksa Real Madrid do të ketë përballë Atalantën e Gjimshitit.

Barcelona-PSG është një nga duelet më emocionuese, teksa betejë të ashpër do të ketë edhe në Atletico Madrid-Chelsea. Porto do të jetë pengesa e Juventusit, ndërsa City i Pep Guardiolës do të sfidojë surprizën M’Gladbach.

Jurgen Klopp do të rikthehet në Gjermani, Liverpooli i tij duhet të eliminojë Leipzig për t’u kualifikuar në çerekfinale, teksa gola dhe futboll i bukur pritet të shohim në dy takimet Sevilla-Dortmund.

16 ekipet më të mira të Champions League kanë mësuar edhe datat e oraret e zhvillimit të përballjeve. Gjithçka nis më 16 shkurt, datë kur do të luhen takimet Leipiz-Liverpool dhe Barcelona-PSG.

Një ditë më vonë është radha e Juventusit. CR7 me shokë do të udhëtojnë drejt Portugalisë për t’u ndeshur me Porton vendase, teksa do të luhet edhe Sevilla-Dortmund. Një javë pushim dhe më pas është radha e Bayern dhe Chelsea. Raundi i takimeve të para mbyllet në 24 shkurt, me sfidat M’Gladbach-City dhe Atalanta-Real Madrid. /abcnews.al

16 Shkurt & 10 Mars
Leipzig-Liverpool
Barcelona- PSG

17 Shkurt & 9 Mars
Porto-Juventus
Sevilla-Borussia Dortmund

23 Shkurt & 17 Mars
Lazio-Bayern Munchen
Atletico Madrid-Chelsea

24 Shkurt & 16 Mars
Borussia Mönchengladbach-Manchester City
Atalanta-Real Madrid