Lazio ndaj Bayern në Champions, Tare: S’mund të kishte short më të mirë

schedule15:54 - 14 Dhjetor, 2020

schedule 15:54 - 14 Dhjetor, 2020

Ditën e sotme u hodh shorti i fazës së 1/8-ave të Champions League, teksa shorti i dhuroi Lazios kundërshtarin më të fortë të mundshëm, duke marrë parasysh formën e treguar në muajt e fundit. Përballë do të jetë kampionia e Europës, Bayern Munich.

Pas këtij zhvillimi ka ardhur edhe komenti i Igli Tares, drejtorit sportiv të Lazios dhe ish-sulmuesit të kombëtares sonë. Vlonjati e nis me një shaka komentin e tij, teksa shton se shkojnë në këto dy përballje për të tentuar surprizën.

“Përballë Bayern Munich? Nuk mund të kishte më mirë se kaq. Seriozisht, ne luajmë kundër ekipit që fitoi Champions League e fundit, kështu që ata janë favoritë absolutë, por ne nuk hyjmë të mundur.

 

E kemi treguar forcën tonë dy herë ndaj Borussia Dortmund, do përpiqemi ta përballojmë edhe këtë ekip. E filluam kompeticionin me shumë entuziazëm sepse e meritonim. E nisim si skuadër e vogël, por mund të besojmë te vetja dhe të bëjmë surprizën”, u shpreh tare në komentin e tij për shortin. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!