Pacolli tregon incidentin me avionin

schedule13:06 - 20 Korrik, 2018

schedule 13:06 - 20 Korrik, 2018

Në një intervistë për mediat kosovare, zv/kryeministri dhe ministri i Jashtëm i vendit, Behgjet Pacolli shpjegoi atë që kishte ndodhur në momentin që fluturimi për në Bruksel u drejtua për në Beograd. Në një moment që në bordin e avionit në pronësi të tij ndodheshin ish-komandantë të UÇK-së.

Avioni në pronësi të zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacolli, për pak përfundoi në Serbi në një fluturim që ishte planifikuar të shkonte në Bruksel.

Pacolli ndodhej në bord së bashku me liderët e shtetit dhe njëkohësisht ish-krerët e UÇK-së. Në një intervistë për mediat kosovare ai ka treguar momentin, kur vuri re se aeroplani ishte nisur drejt Serbisë. Madje, Pacolli thotë se ka nisur një hetim lidhur me drejtimin e aeroplanit drejt Serbisë.

Ministri i Jashtëm i Kosovës tregon se kishte dëgjuar pilotin Beogradin dhe në moment i ka thënë të ndryshojë drejtim. Por, Pacolli ka treguar edhe për mënyrën e kthimit të avionit.

Ai pranoi hapur se iu desh të gënjejë në mënyrë që avioni të ndryshonte drejtimin, duke u larguar nga Serbia.

Në momentin që zëvendëskryeministrit i është kërkuar një arsye se pse kdëshironte ndryshimin e drejtimit të fluturimit, Pacolli ka thënë se një nga pasagjerët në bord ishte i sëmurë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!