Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Futbolli në zi, ndahet nga jeta ish-strategu i Liverpool

schedule14:12 - 14 Dhjetor, 2020

schedule 14:12 - 14 Dhjetor, 2020

Është ndarë nga jeta ditën e sotme për shkak të problemeve në zemër Gerard Houllier, ish-trajneri i Liverpool, kombëtares së Francës dhe një sërë klubesh të Premier League dhe jo vetëm.

Së fundmi ai i ishte nënshtruar një operacioni në zemër, që në fund nuk mundi ta shpëtojë. Ai ndahet nga jeta në moshën 73-vjeçare. Liverpool ishte klubi, që i dha më shumë suksese francezit, teksa në vitin 2001 ishte fitues i plot pesë trofeve me The Reds, mes tyre edhe Kupën Uefa.

Ai qëndroi plot gjashtë vite te Liverpool në periudhën 1998-2004. Në lidhje me ndarjen e tij nga jeta reagoi edhe klubi i Liverpool që shkruan: “Vajtojmë sot vdekjen e ish-trajnerit tonë të tripletës, Gerard Houllier.

Mendimet e të gjithëve në klubin e Liverpool janë me familjen e Gerard dhe miqtë e shumtë të tij.Pusho në paqe! Gerard Houllier 1947-2020. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!