Në Moskë për shkak të akullit dhe të mungesës së borës ditët e fundit, në liqenin e vogël të rezervës natyrore të Khimki është krijuar një shtresë e lëmuar akulli dhe praktikisht transparente, nëpërmjet së cilës është e mundur të shihet dhe fundi i liqenit.
Moskovitët pavarësisht pandemisë, nuk kanë humbur kohë dhe kanë nxituar drejt liqenit artificial për të përfituar nga kjo bukuri natyrore, të armatosur me patina dhe kallamë peshkimi.
Ka dhe nga ata që kanë nisur të peshkojnë pasi kanë krijuar gropat rrumbullake në shtresat e akullit. Në fundjavë temperatura ditore në Moskë është rreth minus 8 gradë Celsius ndërsa gjatë natës zbriti deri në minus 12.
Liqeni i Khimki është krijuar gjatë periudhës së Stalinit dhe është mbushur me ujë në vitin 1937. Për ndërtimin e tij kanë punuar të burgosurit.
Bëhet fjalë për një serbator shumë të madh hidrik me një sipërfaqe prej rreth 3.5 kilometrash katrorë, pjesë e sistemit të kanaleve moskovite të Vollgës që lidh kryeqytetin rus me lumenjtë e veriut në Shën Petërburg dhe në Detin Baltik.
Ndërkohë Moska është ende duke u përballur me situatën kritike të valës së dytë të Covid-19. Të dielën autoritetet ruse sinjalizuan 27 mijë raste të reja dhe 481 viktima./abcnews.al