Duke folur për mediat, një nga avokatët e të arrestuarve është shprehur se policia po përpiqet që të dekurajojë qytetarët, në mënyrë që ata të mos marrin pjesë në protestat e ardhshme.
Avokati tha se ka pasur të arrestuar në protestën e nisur pas vrasjes së Klodian Rashës, që janë rrahur në furgone e në komisariate.
“Duan ta shuajnë me çdo kusht protestën, të vanitet ai lloj aktiviteti që behet, mënyra sesi po veprohet, raporti i shërbimit…Ky është dekurajim që ata të mos bëjnë ato që ky shtet nuk do që t’i bëjnë.”
Ndërkohë, në Gjykatën Penale në Tiranë pritet që të jepen sot masat për 49 të arrestuarit në protestën që u mbajt më 10 dhe 11 dhjetor. s.b/abcnews.al/