Pas polemikave të shumta për raportin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë, sipas të cilit disa produkte ushqimore italiane janë po aq të dëmshme sa duhani, vjen dhe hapi i parë prapa nga ana e pallatit të qelqtë.
Parmigiano Reggiano, proshuta krudo, vaji i ullirit dhe pica janë po aq të dëmshme sa duhani dhe shumë shpejt në etiketat e tyre mund të shkruhet se dëmtojnë rëndë shëndetin e konsumatorit. Alarmi është dhënë nga Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë pas një studimi për ushqimet e pasura me yndyrë, kripë, sheqer dhe kundër konsumit të alkolit dhe duhanit.
Objektivi i OKB-së është ai i reduktimit të konsumit të këtyre ushqimeve dhe parandalimi i sëmundjeve jo të transmetueshme si diabeti, sëmundjet kardiovaskulare dhe tumori. Por nga palalti i qelqtë pas polemikave të shumta nga ana e ministrit italian të Agrokulturës Centenario dhe disa shoqatave të ushqimeve, vjen dhe hapi i parë prapa.
Burime diplomatike sigurojnë se mbledhja e Asamblesë së Përgjithshmë të OKB-së në 27 Shtator do të mbyllet me një deklaratë politike, për të cilën po zhvillohen ende negociata. Nuk parashikohet asnjë rezolutë dhe për pasojë asnjë votim për shtimin e taksave dhe aplikimin e etiketave paralajmëruese për produktet më të njohura ushqimore Made in Italy.
Ministry italian Centinaio e cilësoi raportin e OBSH dhe OKB si një çmenduri dhe premtoi një betejë shumë të ashpër në mbrojtje të produkteve të famshme italiane./abcnews.al