Fshati Brret si në Mesjetë, pa rrugë dhe me shtëpi të dëmtuara nga tërmeti

schedule18:39 - 13 Dhjetor, 2020

schedule 18:39 - 13 Dhjetor, 2020

Fshati Brret në Malësinë e Krujës prej tre vitesh ndodhet i izoluar. Banorët jetojnë si në Mesjetë. Nga dita që është shembur ura e Drojës, në 1 dhjetor 2017, asgjë nuk ka ndryshuar. Banorët ndihen të braktisur.

“Rruga knej, nga e kena e pas është dëmtuar dhe ska pyet’ kush ka 5 vjet.”

Banesat në këtë fshat u dëmtuan rëndë edhe nga tërmeti i 26 nëntorit. Janë disa familje që kalojnë netët në çadra, prej një viti.

“Ka 12 muaj. Bile 3 javë kam fjetur në shtëpi të barit, te vatha e lopës. Nuk kishim ku me njet. Pas një muaji morëm çadrën.”

Papunësisë dhe problemeve ekonomike i është shtuar edhe pandemia. Shërbimi shëndetësor mungon. As shkolla nuk ka. Fëmijët e Brretit duhet ta ndjekin shkollën në qytetin e Krujës. Për të shkuar deri atje, duhen një orë në këmbë.

“Nja 50 minuta, po me ec shpejt nuk është edhe aq larg,” thotë një prej tyre.

Banoret thonë se nuk kanë gjetur asnjë mbështetje nga institucionet vendore. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!