Të shtëna me armë janë regjistruar pasditen e së dielës në Vlorë. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur pranë një pike lavazhi në rrugën Transballkanike. Ndërsa, për pasojë një person ka mbetur i lënduar.
Ndaj të plagosurit është qëlluar me një armë tip pistoletë.
Në vendngjarje është gjetur një gëzhojë kurse një person është shoqëruar në komisariat nga policia e Vlorës. s.b/abcnews.al/