Paul Pogba nuk është i lumtur te Manchester United dhe kërkon largimin nga klubi anglez. Të paktën kjo është ajo, që ka shprehur agjenti i francezit Mino Raiola, teksa mediet janë të bindura në këtë fakt.
Bild me gazetarin e saj Christian Falk shkon akoma më tej. Në një postim në Twitter gazetari i njohur raporton se arsyeja pse Raiola e ka bërë publik vendimin e Pogba për tu larguar nga United është se mesfushori i ka vënë ultimatum agjentit italian.
The TRUE ✅ background why Mino Raiola is now speaking publicly in an interview about the farewell of @paulpogba from @ManUtd. The agent now has pressure from Pogba and has to find a new club. Otherwise he could lose his client pic.twitter.com/Fxp74LlMsx
— Christian Falk (@cfbayern) December 11, 2020
Sipas Bild, nëse Raiola nuk e transferon këtë verë në klubin që Pogba dëshiron (Real Madrid ose Juventus), ata do të ndërpresin marrëdhënien mes tyre. Direkt pas këtij lajmi ka reaguar Mino Raiola. Italiani ka postuar një foto në Twitter, ku “shpall” Bild kampionen i lajmeve të rreme.
“Urimë Bild! Kampion i lajmeve të rreme. Si gjithmonë Bild nuk na zhgënjen. E mrekullueshme sesi lajmet e rreme shpërndahen gjithandej gjithmonë”, shkruan Raiola. /abcnews.al
?? @bild pic.twitter.com/RhaSh5oUh0
— Mino Raiola (@MinoRaiola) December 12, 2020