Hellas Verona vazhdon të konfirmohet një nga skuadrat më solide të Serie A. Sot mposhti 1-2 Lazion në “Olimpico”, duke u ngjitur përkohësisht në vend të gjashtë me 19 pikë.
Ndeshja e tretë radhazi pa fitore në shtëpi për bardhekaltrit, që në mesjavë siguruan kualifikimin në 16 ekipet më të mira të Champions League.
Minuta e fundit e pjesës së parë solli zhbllokimin e takimit. Manuel Lazzari shënoi gabimisht në portën e tij dhe skuadra mike në avantazh.
Lazio e nisi mirë pjesën e dytë dhe arriti barazimin me anë të Felipe Caicedos në minutën e 56-të (asist i Lazzarit). Vendasit u hodhën në sulm në kërkim të golit të fitores, por atë e gjeti Hellas.
Gafë e ekipit të Inzaghit në minutën e 67-të dhe gol i francezit Adrien Tameze. Sfida nuk prodhoi më gola dhe Hellas Verona festoi marrjen e tre pikëve në fund. /abcnews.al
Serie A, java e 11-të
Lazio-Hellas Verona 1-2
(Caicedo 56′ / Lazzari (aut) 45′, Tameze 67′)

