Gjilani rikthehet pas katër ndeshjesh te fitorja. Skuadra që drejtohej nga Gentian Mezani e kishte detyrim ta kalonte me sukses transfertën kundër Besës së Pejës dhe ia ka dalë, pasi fitoi me rezultatin 1-2.
https://streamable.com/ld2m75
Ndeshja nisi me një gol të shpejtë të shënuar nga Gerhard Progni, i cili me një goditje dënimi nga jashtë zone befasoi portierin e skuadrës vendase. Goli i tropojanit mbeti në fuqi në 5 minutat e para.
Gjilani në pjesën e dytë shënoi edhe një gol tjetër, këtë herë me malazezin Darko Nikac. Sulmuesi nuk gaboi me portën e boshatisur. Vendasit ngushtuan shifrat me Sylën, pa mundur dot të barazojnë dhe të marrin një pikë.
https://streamable.com/h4vtky
Ndërkohë ka edhe ekipe të tjera shqiptare që garojnë jashtë kufirit. Në Maqedoninë e Veriut Renova dhe Shkupi kishin një përballje derbi mes tyre, që u mbyll në barazim pa gola dhe ky rezultat i shkon për shtat Shkëndijës së Tetovës, që mund të rrisë diferencën me Shkupin e vendit të dytë. /abcnews.al
Besa-Gjilani 1-2
Shënues: Syla 77’ / Progni 2’, Nikac 62’
Renova-Shkupi 0-0