Mëngjesin e ditës së djeshme Italia u zgjua me lajmin e ndarjes nga jeta të Paolo Rossit në moshen 64-vjeçare. Padyshim ai ishte legjendë së futbollit italian, i cili u kthye nga ai pezullim dyvjeçar dhe udhëhoqi Italinë në triumfin e Kupës së Botës në Spanjë në vitin 1982.
Ditën e djeshme janë bërë homazhe nga mijëra tifozë të tij, ndërsa sot paradite atij i është dhënë lamtumira e fundit. Nga Katedralja e Vicenza, ku po kryheshin homazhet trupi i tij u dërgua më pas në banesën e fundit.
Rossi prej muajsh vuante nga sëmundja e kancerit. Tre muaj më parë i ishte në shtruar një operacioni shumë të ndërlikuar, por në fund kampioni nuk arriti ta mundë atë sëmundje. Gruaja e tij tregoi se Rossi iku në qetësi, pranë njerëzve të tij më të dashur. /abcnews.al