Vedat Muriqi vitin e shkuar shkëlqeu me Fenerbahce në Turqi dhe Igli Tare u vendos pas tij dhe në fund e solli në Romën bardhekaltër për shifrën e 17.5 milionë eurove. Por detyrimet e kryeqytetasve ndaj turqve nuk janë mbyllur me kaq.
Në kontratë janë parashikuar bonuse në rast të disa sukseseve të caktuara të Lazios dhe vetë lojtarit. Një prej tyre është plotësuar. Nga Turqia raportohet se dy klubet kishin rënë dakord për derdhjen e 1 milionë eurove të tjera nëse italianët arrijnë 1/16-at e Champions League.
Ky kusht është plotësuar tashmë dhe Lazio do duhet ta paguaje shumën e parashikuar, ndërsa Muriqi vijon të luajë nën pritshmëritë e Inzaghit e Tares. Dardani ende nuk ka mbërritur te goli i parë me fanellën e klubit italian. /abcnews.al