Brazili raporton mbi 180 mijë të vdekur që nga fillimi i pandemisë, 6.8 milion të infektuar

schedule08:58 - 12 Dhjetor, 2020

schedule 08:58 - 12 Dhjetor, 2020

Brazili ka regjistruar  mbi 180,000 viktima nga Covid-19 të premten. Ndërkohë ekspertët paralajmëruan se vendi po kalonte një valë të dytë infeksionesh pavarësisht insistimit të presidentit Jair Bolsonaro që pandemia ishte në fund.

Ministria braziliane e shëndetësisë raportoi 672 viktima gjatë 24 orëve duke shënuar 180,437 viktima që nga fillimi i pandemisë, duke u bërë vendi i dytë me më shumë raste dhe viktima pas SHBA-së..

Brazili gjithashtu ka regjistruar rritje të rasteve të reja, mbi 54,000  janë regjistruar vetëm të premten, në një total prej 6.8 milion që nga fillimi i pandemisë.

Barcellos paralajmëroi se situata mund të përkeqësohej akoma edhe më shumë me sezonin e festave./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!