Vetting, seancë dëgjimore me prokurorin Arben Nela

schedule13:40 - 18 Korrik, 2018

schedule 13:40 - 18 Korrik, 2018

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyrë prokuroren e Prokurorisë Tiranë, Antoneta Sevdari dhe gjyqtaren e Apelit për Krimet e Rënda, Nertina Kosova. Para KPK-së dolën edhe prokurori i Apelit Tiranë, Arben Nela dhe gjyqtari i Apelit të kryeqytetit, Ervin Metalla. Komisioni konstatoi problem në pasuritë e tyre.

E mërkura ishte një ditë e mbarë për dy anëtare të sistemit gjyqësor. Antoneta Sevdari, prokurore në Prokurorinë e Tiranës dhe Nertina Kosova, gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda u konfirmuan nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Hetimi i thelluar administrative të realizuar për Sevdarin për llogari të vettigut provoi se prokurorja kishte pasuri të justifikuar në burime të ligjshme, nuk kishte kontakte të papërshtatshme me persona të inkriminuar dhe se ishte e aftë profesionalisht për të ushtruar funksionin e prokurores.

Gati 30 minuta pas shpalljes së vendimit për Sevdarin, gjyqtarja e Apelit të Krimeve, Nertina Kosova pati të njëjtin fat.

Ashtu si kolegia e saj, Kosova rezultoi e pastër në kontrollin e trefishtë të vettingut. Në seancat dëgjimore të zhvilluara të martën, Sevdari dhe Kosova përfaqësuan veten duke mos u shoqëruar nga një avokat në sallë.

Në orët e mesditës para një trupi gjykues të KPK doli prokurori i Apelit Tiranë, Arben Nela. Ai u vetua me përparësi për shkak të kandidimit në Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Bazuar në raportet e përcjella nga institucionet ndihmëse dhe në hetimin e thelluar KPK lerësoi se Nela kishte pasaktësi në deklarimin e pasurie dhe mungesë burimesh të ligjshme për justifikimin e tyre. Vetë Nela deklaroi se nuk kishte fshehur asnjë pasuri dhe hodhi akuza drejt ILDKPKI-së për

shtrembërim të deklarimeve të tij.

Probleme me pasurinë u konstatuan edhe në seancën e mëvonshme në KPK, e cila i përkiste gjyqtarit të Gjykatës së Apelit Tiranë, Ervin Metalla, anëtar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. ILDKPKI kishte përcjellë një raport pozitiv duke pohuar se pasuritë e tij janë të justifikuara.  Por hetimi i KPK vërejti si problematike një kredi të marrë për tij për blerjen e një banesë, të cilën me tej e kishte transferuar tek vëllai, me qëllim për të përfituar një kredi të butë.

KPK theksoi dhe faktin se Metalla ka përfaqësuar në Strasburg një kompani në kundështim me ligjin. Anëtari pretendoi se pasuritë e tij janë të rregullta dhe kursimet të justifikuara duke kërkuar në përfundim konfirmimin në detyrë. Vendimi përfundimtar ndaj tij pritet të shpallet në 23 Korrik.

/abcnews.al