Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamenti Elisa Spiropali, e ftuar në Radari Informativ në ABC, komentoi protestën e zhvilluar për vrasjen e të riut Klodian Rasha nga efektivi i policisë, ndërsa u ndal edhe tek dorëheqja e Sandër Lleshaj.
Gjatë bisedës në studio përballë Jonida Shehut, Spiropali tha se Policia e Shtetit ka kryer në mënyrë rigoroze punën e saj, ndërsa shtoi se ka informacione se adoleshentë janë paguar për të marrë pjesë në protestë.
“Policia ka duruar molotov, zjarr, flakë, gurë, mbi trupat e tyre. Dhuna ndaj policisë nuk tolerohet askund. Kam neveri për ata që nxisin dhunë, dhe e di shumë mirë nga informacionet që kam, që adoleshentë keqpërdoren edhe i paguajnë për të dalë aty. Ata janë të çmuar, nuk janë mish për topin politik.
Policia e Shtetit as armë nuk ka mbajtur gjatë protestave të dhunshme, nuk ka përdorur dhunë, ka qene e drejtë në rolin e saj ligjor. Dini ndonjë shtet në botë ku përdhosen institucionet. Sot nuk ka ndarje mes kryeministrisë dhe qytetarëve”, tha Spiropali.
/abcnews.al/