Rama viziton policin e plagosur: Jemi në kontakt me autoritetet në Turqi për një trajtim maksimal

schedule19:29 - 11 Dhjetor, 2020

schedule 19:29 - 11 Dhjetor, 2020

Kryeministri Edi Rama shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ardi Veliu ka vizituar efektivin e policisë së plagosur, Fadil Allaraj.

Allaraj kaloi një operacion në sy pas dëmtimit që pësoi.

“Jemi në kontakt me autoritetet në Turqi për një trajtim maksimal”, shprehet Rama.

Ndërsa Allaraj u shpreh i frikësuar për shkak se dyshonte se mund të humbte shikimin.

Ndërkohë protesta vijojnë edhe këtë të premte për vrasjen e Klodian Rashës, nga efektivi i policisë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!