I njëjti skenar si një ditë më parë. Policia ka shpërndarë protestuesit me gaz lotsjellës ndërsa më pas ka nisur shoqërimet ashtu si një ditë më parë. Vetëm një numër i vogël qytetarësh janë aktualisht në bulevard, ndërsa i gjithë sheshi është i mbuluar nga tymi.
Në protestë nuk kanë munguar momentet e tensionit, kapsollat dhe thyerja e stacionit të urbanit pranë Kryeministrisë. Megjithatë numri i protestuesve është më i vogël se dy net më parë. Sot ishin 59 të arrestuarit pas dhunës së mbrëmshme. Protestuesit kërkojnë largimin e Ardi Veliut.