Ndaj protestës së zhvilluar këto ditë në Tiranë ka pasur qëndrime të ndryshme për mënyrën se si qytetarët janë organizuar.
Një pjesë e tyre kanë mbajtur qëndrim jo pozitiv për prishjen e pemës së Vitit të Ri apo dhe objekteve të tjera publike.
Sociologu Gëzim Tushi dhe aktivistja Edlira Çepani ishin të pranishëm në studion e “ABC e Pasdites” me moderatorin Ermal Peçi ku diskutuan mbi këtë ngjarje të bujshme dhe të dhimbshme njëkohësisht. Ermali i pyet referuar statuseve në rrjetet sociale, sipas tij horror, që shqetësoheshin për sende e objekte plastike.
“Mos vallë kemi harruar të duam njeri tjetrin?” – pyeti ai profesor Tushin.
“Të gjykosh humbjen e njeriut dhe të vësh në kandar me elemete materiale, kjo do të thotë se substancialisht gjykon gabim. Vlerat e një njeriu janë më shumë se gjithçkaje tjetër materiale, cinike e gjitha”, – tha Tushi.
“Është e dhimbshme, për mua është dehumanizim i të gjithë çëhtjes”, tha Eldira Çepani.