VIDEO/ E pazakontë në protestë, efektivi i FNSH qëllon policin me shkop gome: Jemi koleg more

schedule15:23 - 11 Dhjetor, 2020

schedule 15:23 - 11 Dhjetor, 2020

Një situatë e pazakontë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në ditën e dytë të protestës së mbajtur për vrasjen e Klodian Rashës në Tiranë. Një efektiv i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë ka ndjekur një koleg të tij të veshur civil duke menduar se ishte qytetar.

Ai e ndjek për disa sekonda policin,në zonën përpara Bankës së Shqipërisë dhe e qëllon me shkop gome duke e rrëzuar në një lulishte. Në këtë moment ai i fundit i kthehet me thirrjen “Jemi koleg more, jemi koleg”.

Në këtë moment efektivi i FNSH tërhiqet dhe polici ngrihet në këmbë duke u pastruar./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!