Një tjetër tërmet është ndjerë rreth orës 15 të ditës së sotme, në disa qytete të vendit. Sipas Institutit të Gjeoshkencës, magnituta ka qenë 4.5 ballë i shkallës Richter.
Epiqendra e tërmetit ishte në fshatin Vorozen, në Kavajë, rreth 31 kilometra në jugperëndim të Tiranës. Lëkundjet e forta janë ndjerë të forta në Rrogozhinë, Kavajë, Durrës, Tiranë dhe Elbasan.
Deri tani nuk raportohet për dëme materiale, apo persona të lënduar.
Prej disa ditësh vendi ynë është goditur nga një valë lëkundjesh të vazhdueshme, që pasuan tërmetin, 5.1 ballësh, me epiqendër në Hamallaj dhe Gjirin e Lalzit, Durrës, që shkaktoi dëmtime në disa banesa./abcnews.al