Thirrje sërish për protestë në rrjetet sociale: Kërkojmë largimin e Ardi Veliut

schedule11:42 - 11 Dhjetor, 2020

schedule 11:42 - 11 Dhjetor, 2020

Në rrjetet sociale është shpërndarë një poster i cili njofton sërish protestë në orën 18:00. Pas dorëheqjes së ministrit Sandër Lleshaj, tashmë ata kërkojnë largimin e drejtorit të Policisë, Ardi Veliut.

Në poster shkruhet: kërkojnë largimin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu; reformimin e policisë së shtetit dhe ndalimin e dhunës policore.

Sipas njoftimit protestuesit mblidhe në orën 18:00 para selisë së Kryeministrisë në Tiranë dhe në sheshin kryesor të çdo qyteti.

Protestat kanë shpërthyer pas vrasjes së të riut 25-vjeçar, Klodian Rasha nga efektivi i policisë. Gjatë dy netëve protesta në Tiranë është shoqëruar me akte të shkatërrimit dhe përplasje me policinë, e cila është përgjigjur me ujë dhe gaz lotsjellës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!