Italia u trondit ditën e djeshme nga lajmi i vdekjes së legjendës Paolo Rossi. Homazhet ndaj heroit të Italisë së Kupës së Botës 1982 ishin me qindra, por ditën e sotme “La Gazzetta dello Sport” botoi një letër të Roberto Baggios për të.
“Një tjetër zgjim, një tjetër rrahje zemre. Një gur i madh i themelit të futbollit italian na la. Paolo, Pablito, Paolo Rossi. Ai gjithmonë duhej thirrur në emër dhe mbiemër. Ai nuk ishte Rossi, ai është dhe do të jetë gjithmonë Paolo Rossi. Kujtimet e ëmbla kur kam qenë 10 vjeç dalin në sipërfaqe. Kanë qenë të ruajtura për dekada në një nga albumet e shumta të kujtesës simë”, shkruhet në letrën e italianit.
“Sot falë Pablitos e rihap atë album. Më kujtohet babai im i dashur Fiorindo, i cili ndërroi jetë disa muaj më parë. Unë udhëtova së bashku me të gati 12 kilometra me biçiklet nga Caldogno për të arritur në Vicenza. Ne shkuam në “Stadio Menti” për të parë Paolo Rossin e madh. Përgjatë gjithë lojës unë qëndroja pas gardhit për ta parë atë duke lujtur dhe duke shënuar.
Mendova se një ditë do të luaja dhe unë në atë stadium, me fanellën e bukur me R-në e madhe në gjoks. Duke imituar Rossin, mund të kisha kuptuar atë që ai arriti. Fitoi një Kupë Bote në finale kundër Brazilit, ajo paraqitje e tij kundra Gjermanisë apo dhe fitimi i Topit të Artë”, vazhdon shkrimi në letrën e “Bishtalecit”.
“Së fundmi një udhëtim i mrekullueshëm në Kinë na bëri bashkë përsëri. Ne folëm shumë për sa kishim jetuar dhe sa duhet të bënim për një të ardhme më të mirë, sidomos në futboll. Paolo bëri realitet ëndrrat e shumë italianëve, diçka që unë nuk arrita dot ta realizoja.
Të kuptosh misterin e jetës sot dhe të japësh një arsye për gjërat që na ndodhin, nuk është e lehtë, si zbrazëtia që Paolo lë në zemrën e gruas së tij dhe tre fëmijëve të tij, tek të cilët shkojnë mendimet e mia.
Mirupafshim Paolo, pyes veten nëse do të veshësh takat e futbollit kur të jesh në qiell. Shpresoj që po, shpresoj që buzëqeshja jote të shkojë dhe atje. Do të kujtojmë këtu për një kohë të gjatë. Kalo një udhëtim të sigurt Paolo, në qiellin e përjetshëm të dritës së qetë”, përfundon letrën Baggio. /abcnews.al