Bilblioteka Kombëtare e Shqipërisë, një prej institucioneve që u dëmtua dje nga protestuesit në Tiranë do të mbyllet përkatësisht deri në njoftim të dytë. Lajmi është njoftuar në faqen e saj zyrtare ku njoftohet se është ngritur Grupi i Emergjencës për të marrë masat e menjëhershme për riparimin e dëmeve.
“Për shkak të dëmeve të shkaktuara gjatë protestës së ditës së djeshme, 10 dhjetor 2020, Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë do të mbyllet përkohësisht, deri në një njoftim të dytë.
Ju bëjmë me dije se është ngritur Grupi i Emergjencës për të marrë masat e menjëhershme për riparimin e dëmeve të shkaktuara dhe rikthimin në normalitet. Ju falënderojmë për mirëkuptimin!”, përmbyllet njoftim.
Protesta për vrasjen e Rashës u shtri pothuajse në të gjithë Tiranën dhe zgjati të paktën 5 orë./mv.abcnews.al